FSK u del në ndihmë qytetarëve
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar komunën e Mitrovicës pas vërshimeve të sotme teksa thotë se ushtarët po iu dalin në ndihmë qytetarëve.
Mehaj u prit nga kryetari i komunës, Bedri Hamza, dhe bashkë kanë biseduar për masat që duhet të ndërmarrin.
“Situata me vërshime në vendin tonë është nën kontroll, me gjithë vështirësitë në terren ushtarët tanë me sukses po iu dalin në ndihmë qytetarëve tanë”.
“Tani gjendem në Mitrovicë, u takuam me kryetarin e komunës, Bedri Hamza, me të cilin diskutuam për masat që duhet të ndërmarrim, lajme të mira nga terreni ku niveli i ujit po bie dhe gjendja po qetësohet”.
Tutje, Mehaj thotë se pjesëtarët e FSK-së janë në dispozicion për ndihmë në Skenderaj, Istog dhe Klinë.
“Gjithashtu, forcat tona janë në ndihmë dhe dispozicion të qytetarëve në Skenderaj, Istog dhe Klinë, gjithashtu e njoftova kryetarin e Komunës së Junikut që në rast nevoje jemi në gatishmëri të plotë. Ushtria jonë është këtu për ju”, ka shkruar Mehaj.