Ku u fshehën pas vdekjes eshtrat e Skënderbeut? Enigma sipas Moikomit dhe një letër e
Pse sulmet në zemër janë më të shpeshta në dhjetor dhe janar?
Janari mund të jetë një muaj i zymtë, pasi moti është i ftohtë, qiejt janë përgjithësisht ngjyrë gri, dhe ka një rritje të konsiderueshme të sulmeve në zemër.
Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit janë më të prirur për të përjetuar sulm në zemër në janar dhe dhjetor sesa në muajt e tjerë të vitit.
Kjo dukuri nuk duket të jetë direkt e lidhur me motin. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnëarsyen pse më shumë njerëz i nënshtrohen ngjarjeve kardiake pikërisht gjatë kësaj periudhe.Ata i nxisin njerëzit të mësojnë cilat janë simptomat e një ataku në zemër dhe të mos injorojnë asnjë shenjë paralajmëruese, sidomos gjatë sezonit të sulmeve në zemër.
Studimet kanë zbuluar se shumica e sulmeve në zemër ndodhin ditën e Krishtlindjeve, më pas në 26 dhjetor dhe më 1 janar. Në fillim ekspert menduan se incidentet në rritje ishin për shkak të motit të ftohtë. Më pas, një studim i vitit 2004 i botuar në revistën “Circulation” synoi të zbulonte nëse vdekjet kardiake kishin lidhje me pushimet, dhe jo me rënien e temperaturave.
Autorët e studimit shqyrtuan një bazë të dhënash të certifikatave të vdekjes gjatë viteve 1973-2001 të Qendrës Kombëtare për Statistikat Shëndetësore në SHBA (NCHS). Ata vunë në dukje se në cilën periudhë të vitit kishin ndodhur vdekjet dhe si kishte vdekur secili ngaindividët.
Ata morën parasysh të gjitha llojet e vdekjeve, dhe jo vetëm vdekshmërinë e lidhur meproblemet e zemrës. Më pas studiuesit kombinuan vdekjet kardiake për të gjitha vitet dhe krijuan një tabelë që tregonte frekuencën e ditëve të vitit kalendarik kur ndodhën këto ngjarje.