Aksident në New York, humb jetën 23-vjeçarja nga Kosova
Një 23-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën pas një aksidenti në New York.
Sipas gazetarit Beqir Sina, ajo është identifikuar nga autoritetet si Adriana Sylmetaj.
“Viktima e cila u indetifikua si Adriana Sylmetaj, vdiq në vend nga plagët që pësoi, pasi që u përplas automjeti i tyre, megjithse, ajo ishte në sediljen e pasagjerit të autoveturës, Dodge – sedan, ngjyr të bardhë në të cilin po udhëtonte, teksa “fluturoi” disa metra në anën tjetër të rrugës, tha policia në raportin e saj”, ka shkruar Sina.
Gazetari Beqir Sina ka shkruar se drejtuesi i mjetit ku ishte e ndjera, ishte një 30-vjeçar emigrant shqiptar, i cili edhe është arrestuar pas aksidentit.
Ai ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur përderisa po drejtonte mjetin.