Trailer Reunion premton një mister argëtues vrasjeje me Game Night, The Boys & Get Out
FSK-ja niset për të ndihmuar Turqinë
Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së janë nisur për në zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se task-forca përbëhet nga specialistët në kërkim-shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.
“Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit. Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja”, ka shkruar Mehaj.