Aksident tragjik në Greqi, pesë të plagosur; tre fëmijë në gjendje të rëndë
Kjo është shpella e parë në të cilën kalon një tren turistik!
Shpella e Postojnës është shpella e parë ku kalon një tren turistik dhe më e njohura në Europë. Të gjithë duhet ta kenë në listën e tyre. Sllovenia është një vend i vogël në Europë, por një nga vendetet më të gjelbra dhe piktoreske për t’u vizituar. Në të ndodhet liqeni i famshëm Bled dhe kisha e ndërtuar në liqen. Sllovenia është gjithashtu një nga destinacionet më ekonomike për të zbuluar Alpet Europiane.
Një nga vendet më të famshme në vend është shpella e Postojnës, e cila njihet për kështjellën më të madhe në botë të ndërtuar brenda një shpelle, si dhe është vendi i vetëm që ka një tren që kalon përmes një shpelle nëntokësore.
Sistemi i shpellave është gdhendur gjatë miliona viteve nga lumi Pivka. Shpella Postojna është sistemi i dytë më i gjatë i shpellave në Slloveni, 24 kilometra i gjatë. Sistemi i Migovec është më i gjati.
Shpella është e zhytur në histori, mite dhe legjenda parahistorike dhe mesjetare. Një tjetër rekord që mban shpella është vendosja e skenës më të madhe të lindjes së Krishtit në nëntokë, gjatë Krishtlindjeve. Shpella është pjesë e Parkut të Shpellës Postojna, e cila përfshin gjithashtu ekspozitën e karstit të shpellës Expo Postojna, Shpellën Proteus dhe Vivarium.
Sot, rreth 5.3 kilometra nga shpella është e hapur për publikun. Nga kjo gjatësi, treni përshkon 3.5 kilometra. Njerëzit mund të eksplorojnë 1.5 kilometrat e mbetura me një udhërrëfyes. I gjithë udhëtimi zgjat rreth një orë e gjysmë.
Aktualisht, është hekurudha e vetme speleologjike me dy binarë në botë. Përgjatë udhëtimit me tren në shpellë, vizitorët shohin një rrjet të gjerë nëntokësor galerish dhe korridoresh karstike. Stalagmiti më i madh ka një gjatësi prej 16 metrash dhe quhet Rrokaqiell (Skyscraper). Llambadarët befasues prej xhami Murano që varen nga tavani i Sallës së Vallëzimit të shpellës, krijojnë një atmosferë pothuajse përrallore.