Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
Rohde thotë se propozimi i BE-së është i mirë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mbështetje për propozimin evropian.
Sipas tij, kjo marrëveshje është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane.
“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian!Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.
Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Diskutimet janë duke vazhduar për planin e zbatimit, për çka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër.