The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Vjen reagimi i parë nga Uashingtoni pas marrëveshjes në Ohër
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, Adrienne Watson, ka mirëpritur marrëveshjen e cila është dakorduar dje në Ohër mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ajo ka thënë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare e mirëpret marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja, raporton teve1.info.
“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ajo duke i bërë thirrje të dyja vendeve “që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Watson në Twitter.