Fosilet kapin një yll të brishtë 155 milion-vjeçar në rigjenerimin e mesëm: ScienceAlert
Kurti: Nuk i jap leje Vuçiqit për të ardhur në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se nuk do t’i jap leje Vuçiqit për të ardhur në Kosovë.
Ai u shpreh se në rrethanat që jemi, Vuçiqi nuk është një person i dëshiruar në Kosovë.
“Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh gjendjen, rrethanat në të cilat ndodhemi, ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë dhe mbase kjo është arsyeja pse që më shumë se dy vjet ai nuk e bën këtë kërkesë”.
“Jo, nëse kemi parasysh personin i cili thotë ‘masakra e Reçakut është fabrikim’ dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë , unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës. Natyrisht që nuk do t’ia jap lejën, por mbase është më mirë, le ta bëjë kërkesën njëherë, sepse tash me këtë që e thash, nuk do t’ia jap lejën, nuk e bën as kërkesën. Unë nuk e kam hallin a lodhet ai”, u shpreh Kurti.