“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Edhe pse jemi në pranverë, Kylie Jenner na sjell trendin e ri të rrobave të banjës dhe duket yll
Ndërkohë që interneti po çmendet nga lajmi se Kylie Jenner po del me aktorin Timothée Chalamet, Kylie nuk shqetësohet fare, përkundrazi, poston foto nga pishina dhe mesa qartazi, vendos trendin e ri të rrobave të banjës: rozë neon, frymëzuar nga “Barbie”.
Jenner ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë, pasi ish-i, Travis Scott, i komentoi në foto duke shkruar: “Një bukuri” dhe më pas, nisën thashethemet se ajo po del me Timothée Chalamet. Zërat nisën nga “Deux Moi” dhe mbeten ende për t’u konfirmuar nga vetë Jenner ose Chalamet, ose si përherë, përmes paparacëve.
Deri atëherë, Kylie shijon pushimet dhe sigurisht, edhe pishinën.
P.S: Nëse nuk të pëlqen roza neon, shih njëherë ç’bëhet nga Instagram-i i Hailey Bieber se edhe ajo ka zgjedhur ngjyrën neon, ama jeshile. 😉
Artikuj të sugjeruar:
Source link