Si David Bowie pothuajse u luajt në filmin klasik të aksionit të Sylvester Stallone, me
Na fiksoi të gjithëve, xhinset e Margot Robbie po kthehen në trendin më të ri për vitin 2023
Margot Robbie, aktorja dhe ambasadorja e brandit ikonik “Chanel” i bëri të gjithë të kthejnë kokën në eventin e fundit të organizuar mbrëmjen e djeshme në Los Angeles. Të ftuar në shfaqjen e modës ishin edhe yje të tjerë ndërkombëtare si Sofia Richie dhe Lil Nas X, por mund të themi me siguri se nata e djeshme ishte nata e Robbie-t. Ajo u paraqit e veshur me të bredshme të zeza në pjesën e sipërme dhe xhinse me bel të lartë dhe të gjera në fund. Margot e plotësoi “look-un” me një jelek me zinxhirë ari dhe me një çantë të zezë “Chanel”. Çfarë dallua nga veshja e saj ishin xhinset e aktores të cilat ndonëse të thjeshta, i tregonin mjaft mirë siluetën. Ato ngjasojnë me modelet e xhinseve të viteve ’70 dhe të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale ranë në dashuri me to. Prej disa kohësh duket se janë kthyer në xhinset më të kërkuara dhe po kthehen pak e nga pak në trendin e momentit.
Robbie e ka përfaqësuar shtëpinë e modës edhe në “Met Gala-në” që u zhvillua në fillim të muajit, tema e së cilës i dedikohej Karl Lagerfeld. Ajo u shfaq në “Muzeun Metropolitan të Artit” me një fustan të mahnitës, i cili ishte inspiruar nga një fustan i koleksionit të vitit 1993. Ndonëse muajt e kaluar, fansat e aktores kanë pasur kritika sa i përket veshjeve të saj në daljet publike, kësaj here ata janë suprixuar nga Robbie. Zgjedhjet e saj të fundit kanë qenë paksa më të guximshme dhe unike duke përqafuar tendencat më të fundit të gjeneratës Z.
hide