Aspekte të Urbanistikës dhe Arkitekturës së qytetit të Prishtinës gjatë shekujve XVI–XIX
“Do më bjerë të fikët”/ Këngëtarja e njohur ndërpret emisionin dhe shan Ronado Sharkën: O idiot… (VIDEO)
“Kush ua tregoi se e kam fobi? Edhe tani po dridhem”
Këtë javë e ftuar në “Mos i bjer me top” në “E Diell” ishte Big Mama, e cila u vendos përballë sfidave të ndryshme. Në një moment gjatë intervistës këngëtarja është përballur me një surprizë të papritur nga ana e Ronaldo Sharkës.
Në studio është hedhur një gjarpër fals dhe sapo Big Mama e vuri re nisi duke bërtitur. Këngëtarja i drejtohet Ronaldos “o idiot, hiqe se do më bjerë të fikët”.
Edhe pse moderatori i tha se është fals, ajo vazhdonte dhe bërtiste dhe më pas u shpreh se i kishte fobi.
Pjesë nga biseda:
Erjola Doçi: Jo, unë nuk e ha më këtë. Se desh e hëngra prapë
Big Mama: O idiot. Është i gjallë?
Ronaldo Sharka: Është fals
Big Mama: Hiqe, hiqe
Erjola Doçi: Më kishte premtuar se nuk do e nxirrte më
Big Mama: Pash Zotin hiqe, hiqe se më bie të fikët. Idiot, i poshtër. Kush e bëri këtë?
Ronaldo Sharka: Nuk e di
Big Mama: Nuk e di ee?
Ronaldo Sharka: Të “Fiks Fare”, e kanë studion këtu ngjitur
Big Mama: Mos gënje, se ato ikën se i takova. Ti e ke bërë, po mendoje mirë
Ronaldo Sharka: Po e di ku është e bukura? Se ne e bëjmë disa herë, e kemi bërë pjesë të emisionit…
Big Mama: Dhe vetë e hani
Ronaldo Sharka: E hamë gjithmonë dhe unë u tremba për një moment, po pastaj u ftillova
Erjola Doçi: A mos u ftillosh kush
Big Mama: Kush ua tregoi se e kam fobi? Edhe tani po dridhem.
Source link