Aspekte të Urbanistikës dhe Arkitekturës së qytetit të Prishtinës gjatë shekujve XVI–XIX
“Plas” sherri në Elbasan/ I riu qëllon me gërshërë 37-vjeçarin brenda lokalit (EMRI)
Sherri mes tyre ka ndodhur në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”
Një 28-vjeçar është arrestuar pak më parë në Elbasan, pasi tentoi të vriste një person.
Mësohet se Arnold Bezati tentoi të vrsite një 37-vjeçar me gërshërë, pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Sherri mes tyre ka ndodhur në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”, teksa Bezati ka arritur ta plagosë gjatë përleshjes 37-vjeçarin dhe për pasojë ky i fundit është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të vriste me mjet prerës, një 37-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe shoqërohet 28-vjeçari, Arnold Bezati.
Sekuestrohet mjeti prerës (gërshërë hekuri).
Pas njoftimit se në mesditë, në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim, i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi M. T., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar menjëherë punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se 28-vjeçari ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Source link