Festimet për Vitin e Ri në botë
Qytetarët në mbarë botën kanë festuar Vitin e Ri. Në Londër, Paris, Phenian, Berlin, Nju Jork, Moskë e shumë qytete të tjera, Viti i Ri 2024 u prit me spektakël fishekzjarrësh.
1Fishekzjarrë në Harkun e Triumfit në Paris të Francës. 1 janar 2024.
2Spektakël fishekzjarrësh në “Big Ben” të Londrës. 1 janar 2024.
3Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, u drejtohet të mbledhurve në Times Square, pak para ndërrimit të motmotit. 31 dhjetor 2023.
4Festimet për Vit të Ri në sheshin Kim il Sung në Phenian të Koresë së Veriut.
5Kështu dukeshin festimet në Bankok të Tajlandës.
6Qytetarë të shumtë në Times Square të Nju Jorkut, duke pritur Vitin e Ri. 31 dhjetor 2023.
7Dy persona bëjnë gëzuar për Vitin e Ri në Moskë më 31 dhjetor 2023.
8Në gjirin e Akapulkos në Meksikë, banorët shikojnë spektaklin me fishekzjarrë nga një plazh.
9Fishekzjarrë mbulojnë qiellin e Xhakartës në Indonezi më 1 janar 2024.
10Një çift duke u puthur në momentin kur bota hyri në vitin 2024. Nju Jork, 1 janar 2024.
11Fishekzjarrë në Shtëpinë e Operës në Sidnej të Australisë. 1 janar 2024.
12Festimet për Vitin e Ri afër Portës së Branderburgut në Berlin të Gjermanisë.
13Fishekzjarrë shihen afër tempullit Partenon në Athinë të Greqisë më 1 janar 2024.
14Dy vajza festojnë Vitin e Ri në plazhin Kopakabana në Rio de Zhaneiro të Brazilit më 1 janar 2024.
15Festimet për Vitin e Ri në Nairobi më 1 janar 2024.
16Festimet në Valeta të Maltës më 1 janar 2024.
17Rruga Istiklal në Stamboll e mbushur me njerëz më 31 dhjetor 2023.
18Në vigjilie të Vitit të Ri, protestuesit propalestinezë duke protestuar në Boston të SHBA-së.