Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
‘Do të hakmerremi’/ Presidentja e Komisionit Evropian kërcënon miqtë e Putinit në Evropë
Viktor Orban, Vuçiç dhe Milirad Dodik
Presidentja e Komisionit Evropian dhe kandidatja e Partisë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë për zgjedhjet evropiane, Ursula von der Leyen, ka thënë se do “hakmerret” ndaj “miqve të Putinit” të ekstremit të djathtë në Evropë që duan të “rrëmbejnë ” të ardhmja e unionit.
‘Rusia nuk po përpiqet vetëm të fshijë Ukrainën nga faqja e dheut. Agresioni i Rusisë është më i gjerë: Ka vite që ndërmerr sulme hibride në Evropë. Ose përmes sulmeve kibernetike ose manipulimit të mediave sociale ose instrumentalizimit të emigrantëve – tha von der Leyen gjatë fjalimit të saj në Athinë, ku mori pjesë në 50 vjetorin e formimit të Demokracisë së Re në pushtet (anëtare e EPP), transmeton portali Euraktiv.
Ajo vuri në dukje se “miqtë e Putinit në Evropë” po përpiqen të “rishkruajnë historinë dhe të vjedhin të ardhmen, qoftë nën maskën e populistëve apo demagogëve” qoftë kjo AFD në Gjermani, Asambleja Kombëtare në Francë, Konfederata në Poloni apo të tjera.
‘Emrat mund të jenë të ndryshëm, por qëllimi është i njëjtë: Ata na shkelin vlerat dhe duan të na vjedhin të ardhmen”, tha Von der Leyen teksa vlerësoi se Evropa duhet të rrisë shpenzimet kolektive të mbrojtjes.
‘Meqenëse lufta nuk i përket të shkuarës në Evropë, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes duhet të jetë tipar i së ardhmes në Evropë. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne do të mbrojmë në këtë fushatë’ – tha von der Leyen.
Ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Evropa nuk ka hapësirë për të eksperimentuar, duke shtuar se në Greqi kriza ekonomike zgjati më shumë sepse “populizmi pengoi ringjalljen e tij”.
Ju rikujtojmë se aleatët më të ngushtë të Putinit në Europë janë Vuçiç i Serbisë, Milirad Dodoik në Bosnje Hercegovinë dhe Viktor Orban i Hungarisë.
Vuçiç ditët e fundit ka ngritur Serbinë në këmbë teksa po sheh që Kosova mund të anëtarësohet në Këshillin e Europës. Presidenti serb ka krijuar një ekip që do të luftojë iniciativën për anëtarësimin e Kosovës para takimit të Asamblesë së Këshillit të Europës, ku do to votohet lidhur me çështjen.
Ndërkohë këtë javë ka pasur edhe një takim kokë më kokë të zhvilluar mes kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe liderit të sanksionuar të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, të premten në Banja Llukë.
Source link