Sputnik propagandon për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Schweinsteiger: Mourinho më ndaloi të stërvitesha me grupin e parë të United, punova vetëm për 3 muaj
Bastian Schweinsteiger ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për marrëdhënien e tij me trajnerin te Jose Mourinho-n nga koha kur ishte te Manchester United.
Ish -futbollisti zbuloi se Mourinho nuk e kishte lejuar që të stërvitej me ekipin e parë vetëm sepse kishte shkuar për t’u mjekuar në Gjermani pas një dëmtimi që kishte pasur.
Lexo edhe:
“Kur unë mbërrita në Manchester United, u stërvita me Zlatan Ibrahimovic në ditën e parë, aty prezent ishte menaxheri John Murtough dhe më tha: “nuk të lejojnë në dhomën e zhveshjes dhe as të stërvitesh me skuadrën e parë”. E pyeta pse dhe më tha se e kishte imponuar trajneri, padyshim që edhe për të nuk ishte aq e lehtë. Kështu që shkova në një dhomë tjetër zhveshjeje dhe u zhvesha atje. Gjithashtu i kërkova të më sillte pajisjet dhe këpucët e mia dhe më pas e pyeta se me kë do të stërvitesha dhe ai u përgjigj: “Ne i kemi rezervat…” Dhe unë u stërvita me skuadrën e nën 16-vjeçarëve. E pyeta nëse mund të flisja me Mourinho-n pasdite. Madje mendova se ishte një shaka. Pastaj pata një takim me Mourinho-n pasdite dhe ai më shpjegoi se nuk më shihte të lumtur te Manchester United, sepse kur u lëndova, shkova të shërohem me mjekët gjermanë dhe kalova kohë në vendin tim. Ishte diçka që bëra për të përmirësuar gjendjen time fizike. Pastaj fillova të stërvitem vetëm për tre muaj. Mourinho nuk më la kurrë të stërvitem me ekipin e parë, as që i pashë. Më duhej të stërvitesha para ose pas seancës së tyre, isha shumë i trishtuar, dhashë gjithçka për klubin, jo vetëm për Mourinhon”-deklaroi Schweinsteiger.
Source link