“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Mesfushori italian i ofrohet Barcelonës, por e duan vetëm 6% e tifozëve
Barcelona është në kërkim të një mesfushori apo “pivote”, siç quhet në Spanjë ky rol për mesfushën. Media sportive spanjolle, kryesisht gazetat pranë klubit “blaugrana”, shkruajnë se italiani Marco Verratti i është ofruar Xavi Hernandezit.
Ish-lojtari i Paris SG shkoi në Katar verën e kaluar për të luajtur për Al-Arabin, por tani dëshiron të kthehet në Evropë dhe për ta bërë këtë ai është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën e tij.
Barcelona po mendon për këtë, sepse Verratti është një obsesion i vjetër i drejtuesve, të cilët tentuan ta blinin verën e kaluar, duke marrë një refuzim të ashpër nga PSG.
Tashmë Barcelona e ka këtë mundësi, por klubi nga kryeqendra e Katalunjës ka si opsion edhe Kimmich të Bayernit dhe Zubimendin e Real Sociedadit.
Lexo edhe:
Dyshimet për Verratin, që ka avantazh përvojën e tij të madhe, lidhen me mungesën e mundshme të ritmit pas një viti të kaluar në një kampionat me konkurrencë të dobët si ai i Katarit.
Ndërkohë, “El Mundo Deportivo” ka nisur një sondazh për lojtarin e preferuar të tifozëve për këtë rol dhe Verratti zë vendin e fundit. Vetëm 6% e mbështetësve të Barcelonës e duan italianin me fanellën “blaugrana”.
Source link