Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Top dezinformatat serbo-ruse gjatë javës që lamë pas
Javën që lamë pas, deklarata e fundit të ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq në një tubim në Prishtinë u përdorë nga mediat serbe për dezinformata, duke e cilësuar si “sulm ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”.
“Stipe Mesiq, kryetari i fundit i Kryesisë së RSFJ-së dhe ish-presidenti i Kroacisë, i është bashkuar ofensivës së gënjeshtrave dhe ofendimeve ndaj presidentit të Serbisë dhe vendit tonë, Aleksandar Vuçiq, nga tubimi në Prishtinë”, shkruante Kurir, kur dihet se qëndrimet e Mesiqit, tregojnë se Kosova është faktor kyç në pengimin e ambicieve të Vuçiqit për krijimin e Serbisë së Madhe.
Dezinformata pati edhe për Perëndimin, nën pretendimin se “po e dërgon Bosnje e Hercegovinën drejt luftës.”
Të tilla ishin “paralajmërimet” e ambasadorit të Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, për mundësinë e konfliktit të armatosur në Bosnje dhe Hercegovinë, dezinformatë kjo që paraqet një tjetër përpjekje të Kremlinit për të destabilizuar rajonin e Ballkanit.
Se Kosova e Ukraina po bashkëpunojnë në dëm të serbëve, ishte dezinformata e radhës nga “Politika”, e cila shpesh akuzohet për raportime të njëanshme dhe përhapje të dezinformatave.
“Politika” dezinformoi se gjoja Ukraina dhe Kosova po bashkëpunojnë dhe se kjo ka pasoja negative për serbët dhe Rusinë. Pretendime këto të pabaza me qëllim manipulimin e opinionit publik.
Ky manipulim i informacionit i shërben makinës propagandistike ruse dhe minon përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe stabilizimin e rajonit.
Për më tepër, pretendimi se Perëndimi, pra NATO, po financon dhe ‘mbështet regjimet e Prishtinës, Kievit dhe Sarajevës’ është krejtësisht i pabazuar. Edhe pse Perëndimi u ofron mbështetje këtyre vendeve në forma të ndryshme, të pretendosh se këto vende janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perëndimit apo NATO-s është një shtrembërim i fakteve.
E zëdhënësja e Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova dezinformoi se “Kievi dhe Perëndimi synojnë zgjatjen e konfliktit me Rusinë”, shembull tipik i dezinformimit dhe manipulimit rus.
Kjo dezinformatë minon përpjekjet për paqe dhe bashkëpunim./G.Venhari-The Geopost/
Source link