The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
PSG shkruan historinë, kalon në finale të Ligës së Kampionëve
Paris Saint Germain ka arritur të bëjë histori, pasi është hera e parë për ta që do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze eliminoi Rasenball Sport Leipzigun me rezultat 3-0, për të kaluar në finale të garës më të madhe për klube në Evropë.
PSG kishte një shans të artë në minutën e 13-të cilën e konkretizuan mjaftë mirë.
Nga një harkim në zonë i Angle di Marias, Marquinhos pati një shkëputje të mirë, për të shënuar me kokë.
Kampioni i Ligue 1 nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Di Marias (42′), që pranoi një asistim nga Neymar.
PSG e filloi mirë edhe 45 minutëshin e dytë, duke arritur të shënonin golin e tretë me anë të Juan Bernat në minutën e 56-të, derisa Di Maria ishte sërish asistues.
RB Leipzig kishte një shans të artë që të ngushtonte rezultatin me anë të Patrik Schick (82′), mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.
PSG kaloi me lehtësi në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa tani do të pres fituesin e takimit në mes të Baern Munich dhe Lyonit se kush kalon tutje për t’u përballur më pas në finale.