Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
Propozohet testi COVID për qytetarët e Kosovës që kalojnë nëpër Maqedoni
Është bërë e ditur se shtetasit e Kosovës, të cilët kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut, do të duhet të kenë test negativ PCR për koronavirus, përcjell albinfo.ch.
Testi negativ PCR për koronavirus nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.
“Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e saj të mëngjesit, mori vendim që të zbatohet testimi i detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut. Udhëtarët tranzitë në vendkalimin kufitar duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky propozim i komisionit do të dërgohet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.