SHBA vendos sanksione ndaj Rusisë dhe synon kompanitë kineze
Tesla sjell risinë më të fundit, përdoruesit e makinave do të kenë mundësinë të zhvillojnë video-konferenca nëpërmjet Zoom-it!
Ndoshta nuk e kishit menduar ndonjëherë që Tesla dhe Zoom do të arrinin që të bëheshin bashkë për faktin se i përkasin fushave të ndryshme, por së fundmi të dyja ato kanë njoftuar se zyrtarisht po bashkohen për të sjellë video-konferenca brenda automjeteve të Tesla-s. Gjatë viteve të fundit, Tesla ka investuar shumë në veçori që synojnë të jenë të dobishme për përvojën në makinë kur automjetet e saj bëhen me sistem vetëdrejtues.Mund të konfirmoj se integrimi Zoom për Tesla do të jetë i disponueshëm së shpejti në të gjitha modelet e reja të Tesla.Theksojmë gjithashtu se CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka zbuluar detaje të reja të platformës së ardhshme të makinave, e cila do të jetë e treta në përgjithësi pas asaj të madhe të përdorur nga Modeli S dhe X dhe asaj kompakte në të cilën janë bazuar Modeli 3 dhe Y. Musk ka treguar se platforma e re do të jetë më e vogël në krahasim me platformën Model 3 dhe Y dhe do të arrijë afërsisht gjysmën e çmimit të saj. Megjithatë, ai nuk ka treguar se kur do të arrijë platforma e re, por se është fokusi primar i ekipit për zhvillimin e automjeteve të reja.