Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
Pse udhëtimi i Kylie-t në Paris acaroi njerëzit
Kylie Jenner i ka të gjitha mundësitë të udhëtojë, edhe në kohë pandemie. Zakonisht, një mori postimesh nga njëri vend në tjetrin nuk do t’i bënin përshtypje askujt, por duke qenë se jemi në një pandemi globale, disa njerëz rrudhën vetullat kur panë Kylie-n të postojë foto nga Parisi.
Në një memorandum në Kaliforni, qytetarët u këshilluan që të kufizonin udhëtimet. “Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, kalifornianët nuk duhet të udhëtojnë në distanca të konsiderueshme dhe duhet të qëndrojnë afër shtëpisë sa më shumë që të jetë e mundur,” shkruhej në memorandum. Me aq njohuri sa kemi nga gjeografia, Parisi nuk është afër me Los Angeles.
Po kështu, qytetarët u njoftuan që nëse udhëtonin, duhet të mbanin gjithnjë maska në publik dhe të qëndronin larg njerëzve që nuk jetojnë me ta. Në postimet e Instagram-it, Kylie shfaqet pa maskë dhe po qëndron në shoqërinë e mikut Fai Khadra, i cili nuk jeton me të, po kush e merr vesh më.
Për hir të së vërtetës, këtu ka maskë:
Sidoqoftë, njerëzit nuk e pritën mirë. “Kylie në Paris në mesin e një pandemie globale është gjëja më injorante që ka bërë ndonjëherë”, “Pse është Kylie në Paris duke u hequr sikur s’po ndodh asgjë”, “Kylie shkon në Paris ndërkohë që pjesa tjetër e vendit nuk mund të udhëtojë apo të vizitojë familjen për shkak të kufizimeve” janë disa prej postimeve në Twitter.
Nuk është hera e parë që Kylie udhëton gjatë pandemisë. Muaj më parë ishte në Turks & Caicos, ndërsa në korrik në Utah.
Burimi: Cosmopolitan