Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
VIDEO EPIKE/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, por rivali “nuk rezistoi” dot dhe e puthi në buzë…
Ndeshja Norwich – Sunderland në Championship na la me një imazh shumë të pazakontë në futboll. Ndodhi në minutën e 88-të të lojës kur, me një top pas mbrojtjes, Luke O’Nien shtyu Sorensen në tabelët e reklamave.
Veprimi i rivalit nuk i ka pëlqyer futbollistit danez, ai është kthyer dhe ka përfunduar përballë tij. Të dy lojtarët u afruan shumë me njëri-tjetrin. Pikërisht atëherë O’Nien mendoi ta puthte në buzë danezin Sorensen, i cili reagoi duke e kapur për qafe.
Një imazh i pazakontë që përfundoi pa karton për asnjë nga të përfshirët në episod. Në aspektin thjesht sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 0-1 të Sunderlandit.
Source link