Epoka ‘Trump 2.0’ paralajmëron fundin e aleancës Perëndimore!
Limaj pas takimit me Mustafën e Haraninaj: Nuk ka mospajtime, na duhet koordinim më i ngushtë
Ka përfunduar takimi mes krerëve të koalicionit qeverisës, Fatmir Limaj, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinaj.
Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nismas Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka mospajtime në koalicion, porse mungon koordinimi i ngushtë mes tyre.
“Nuk ka mospajtime, ka nevojë për koordinim më të ngushtë, qartësi dhe parapërgatitje profesionale dhe mbështetje më e fuqishme”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se tema më e rëndësishme që sot u diskutua mes tyre ishte dialogu. Sipas tij, në Kosovë është krijuar moment i ri në skenën politike kosovare pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Uashington.
“Një nga temat kryesore është dialogu sidomos pas marrëveshjes, takimit në Bruksel. Po shohim se ka ndryshu dinamika e dialogut, është moment i ri që skena politike e Kosovës, ne si partnerë duhet të jemi të kujdesshëm, serioz të angazhohemi ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe për të arritë sa më shpejt marrëveshje”.
Limaj shton se rikthimi i SHBA-së në këtë proces ka qenë lajmi më i mirë për Kosovën.
I pyetur rreth menaxhimit të Liqenit të Ujmanit, ai ka thënë se “menaxhimin është duke e bërë vendi ynë, fizibilitetit është diçka tjetër”.
Limaj shton se nevojitet qartësim më i mirë i Marrëveshjes, pasi sipas tij, konferencat e shkurtra deri më tash nuk e kanë qartësuar tërësisht.