Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
Erdogan pret në Stamboll, Thaçin të shoqëruar nga Pacolli
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan e ka pritur në Stamboll presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po shoqërohet edhe nga Behgjet Pacolli, afarist dhe politikan.
Pamje të këtij takimi janë publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter të presidencës turke.
Presidenti Recep Tayip Erdogan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në rezidencën Vahddetin në Stamboll, shkruan shkurt në përshkrimin rreth këtyre fotografive. Në to shihet edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Dy javë më parë, autoritetet turke kishin reaguar rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem, në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit. Ministria e Jashtme turke ishte shprehur “tejet e zhgënjyer”.
Turqia, përkrahëse e zëshme e kauzës palestineze, kishte qenë një prej shteteve të para që e njohu Kosovën më 2008, gjë të cilën edhe e kishte përmendur në njoftim ministria e Jashtme e këtij shteti.
“Madje edhe mendimi që zyrtarët ne Kosovë e hedhin një hap të tillë… që paraqet shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare… është zhgënjyes”, shkruante në këtë reagim, dy javë më parë.
Ndërkohë, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli ka shkruar se “sot për mëngjes Presidenti Erdoğan, Thaçi dhe Pacolli u takuan në rezidencën Vahdettin në Stamboll”.