Taj Mahal rihapet pas mbylljes më të gjatë ndonjëherë
Taj Mahala ikonike ka rihapur dyert për vizitorë pas gjashtë muajsh – koha më e gjatë ndonjëherë që ka qenë e mbyllur.
Ishte mbyllur për shkak se vendi ishte futur në izolim të ashpër në muajin mars për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Pas rihapjes, do të lejohen vetëm 5000 vizitorë gjatë ditës derisa janë shtuar masat për mbrojtje nga COVID-19, derisa në Indi po vazhdon rritja e rasteve.
Taj Mahal është një nga atraksionet turistike më të njohura në botë, derisa ka tërhequr deri në 70,000 vizitorë çdo ditë – para pandemisë.
Mauzoleumi prej mermeri i shekullit të 17-të u ndërtua nga perandori Mughal Shah Jahan në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.
Taj Mahal u mbyll për herë të fundit për pak kohë në vitin 1978 kur qyteti Agra, ku edhe ndodhet, u përmbyt. Dhe para kësaj, monumenti u mbyll për disa ditë në vitin 1971, gjatë luftës midis Indisë dhe Pakistanit.