The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Bastisen zyret e OVL-UÇK-së, arrestihet Hysni Gucati
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është nxjerrë nga zyrat e kësaj organizate në Prishtinë, pas arrestimit nga zyrtarë të EULEX-it.
Ai pritet që tash të dërgohet në Hagë, në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Speciale. Këtë e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi.
Gucati bëhet figura e dytë e UÇK-së që arrestohet nga Gjykata Speciale, pasi Salih Mustafa ishte i pari që u arrestua të enjten.
Nuk është cekur arsyeja për arrestimin e Gucatit.
Përndryshe në aksionin e sotëm të bastisjes së zyrave të OVL-UÇK morën pjesë rreth 50 policë të EULEX-it.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe policia e Kosovës, të cilët e përcollën ngjarjen nga jashtë.