Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
56 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur
56 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, njofton IKSHPK.
Nuk raportohet për asnjë të vdekur.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton edhe për 69 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.
Minuta më parë edhe ministri i Shëndetësisë kishte njoftuar për gjendjen aktuale të të infektuarve.