VIDEO/ Daku në formë të shkëlqyer, goli e shpall edhe “Njeriun e Ndeshjes”
“Jam më e fortë se kanceri”, historia frymëzuese e nënës së 3 fëmijëve: Tani jam regjistruar në fakultet për…
Historia e fitores që e kemi pasur në emision: Fitore Zenelaj, është 29 vjeçarja që po lufton me tumorin Fitore është nënë e tre vajzave, 9, 6 dhe 4 vjecare.
Tetori është muaji rozë i kancerit të gjirit. Emisioni “Shqipëria Live” tregoi sot disa histori frymëzuese të grave që kanë luftuar e po luftojnë me këtë sëmundje.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte Fitore Zenelaj, e cila është nënë e tre vajzave , 9, 6 dhe 4-vjeçare. Ishte mars 2019 ku ajo vuri re gjëndra në gjoksin e saj, doktori i tha që për moshën që kishte nuk mund të ishte diçka e keqe por nuk kaluan 4 muaj dhe ajo ndjeu dhimbje në krahë, bëhej nervoze dhe ishte më e ndjeshme.
Pas kësaj vizitohet dhe njëherë dhe diagnostikohet me tumor. E gjithë familja e përjetoi keq, por Fitore jo, ajo hyri pa frikë në operacion dhe tashmë ka kryer edhe seancat e kimioterapisë. Ajo është një grua e fortë, e buzëqeshur, dhe plot shpresë. Nuk mbajti as paruke për të treguar se po e lufton tumorin dhe të përcjellë një mesazh: “Mendoni që çdo gjë do shkojë mirë dhe vërtetë do shkojë mirë”.
Gjatë bisedës, Fitore u shpreh se i ka thënë vetes në çdo moment se “është më e fortë se kanceri”. Ndërsa mesazhi tjetër që u dërgoi grave që po kalojnë një situatë të vështirë ishte që të “të lidhë trurin me zemrën”.
“Truri thotë je e fortë, por zemra ndonjëherë thotë nuk je aq e fortë. Nëse i bëni bashkë, atëherë do jetë më e lehtë”, tha ajo.
Zenelaj gjithashtu tregoi se është regjistruar në fakultet për infermieri. “Zgjodha këtë degë pasi mendoj se kam lindur për të ndihmuar të tjerët. Madje edhe në spital kam ndihmuar pacientët që kërkonin ndihmë”, tha Fitorja.