Zemaj: Prej sot trefishohen kapacitetet testuese për COVID-19
Në një konferencë para mediave, ai ka falënderuar Qeverinë gjermane për dhurimin e 15 respiratorëve.
“Përmes juve po e falënderojmë popullin gjerman për të gjithë këtë angazhim, në mënyrë që Kosova ta kalon e menaxhon sa më lehtë pandeminë. Kjo është ndihmë për profesionistët shëndetësor dhe angazhimin e tyre për të shpëtuar çdo jetë”, ka thënë Ministri.
Ai ka shtuar se nga sot në Kosovë do të trefishohen kapacitetet testuese.