Epoka ‘Trump 2.0’ paralajmëron fundin e aleancës Perëndimore!
Biden kryeson në Xhorxhia, shton gjasat për fitore
Kandidati demokrat Joe Biden ka marrë kryesinë në shtetin e Xhorxhias duke e kaluar presidentin Trump me më pak se 1000 vota. Ky shtet është thelbësor për të ardhmen e Shtëpisë së Bardhë në SHBA, pasi 99% e votave janë numëruar.
Të dy kandidatët kanë fituar rreth 2.45 milion vota në favorin e tyre, por raportimi i fundit e vendos Biden me përqindjen më të lartë 49.39%, ndërsa Trump me 49.37%.
Në rast se Biden fiton në shtetin e Xhorxhias, ai merr 16 vota elektorale.
Më herët presidenti Trump foli për 15 minuta nga Shtëpia e Bardhë ku vazhdoi të theksonte se votat po manipulohen dhe në rast se do të numëroheshin vetëm votat e ligjshme ai do të shpallej fitues.