Epoka ‘Trump 2.0’ paralajmëron fundin e aleancës Perëndimore!
Japin dorëheqje Enver Hoxhaj dhe gjithë Kryesia e PDK-së
Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së.
Ai përmes një konference për medie tha se bashkë me të kanë dhënë dorëheqje edhe kryesia aktuale e partisë në mënyrë që gjithë kompetencat t’i kalojnë grupit punues të konventës së jashtëzakonshme zgjedhore që do të mbahet më 3 korrik.
“Pritjet nga PDK-ja janë të mëdha, në rend të parë nga strukturat dhe qytetarët e Kosovës dhe si të tillë nuk guxojmë të heshtim e të mbyllemi. Përkundrazi duhet t’i prijmë ndryshimit, opozitbërjes aktive ndaj këtij pushteti që synon ta tjetërsojë çdo të arritur të shtetit vetëm e vetëm se është bërë në kohën e udhëheqjes së PDK-së, ta ndalim degradimin e mëtejmë; ta pengojmë izolimin e Kosovës e t’i mirëmbajmë raportet me miqtë tanë perëndimorë.
Duhet ta nxjerrim më të mirën nga ne, t’i hapim dyert për të rinjtë profesionistë e me vlera kombëtare e profesionale; dhe të kujdesemi për më të vjetrit që ta japin kontributin e tyre aty ku munden dhe ku duhet. Shoqëria jonë në Kosovën e vitit 2021 ka ndryshuar; këtë ndryshim duhet ta përqafojë dhe reflektojë PDK-ja por pa harruar asnjëherë bazën e themeluesve të saj që buron tek lufta e UÇK-së për liri e pavarësi”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka inkurajuar çdo anëtar të devotshëm të PDK-së të garojë për të parin e partisë për të qenë pjesë e një procesi siç tha ai “transparent e demokratik”.