Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
“Gardianet engjëj” të Mekës, 113 gratë që shkruan historinë në Arabinë Saudite (FOTOT)
Këto janë “gardianet engjëj” të Mekës. Për herë të parë në histori për sigurinë dhe mbarëvajtjen e Haxhit në Xhaminë e Profetit në Arabinë Saudite janë angazhuar 113 gra.
Ato janë trajnuar nga forcat ushtarake dhe janë pjesë e një njësie të veçantë të krijuar 6 muaj më parë. Ato do të shërbejnë gjatë gjithë kohës të ndara në 4 grupe me 18 anëtare.
“Unë jam ushtarja Samara, e specializuar në psikologji. Iu bashkova ushtrisë me mbështetjen e familjes sime, dhe tani jam në shërbim të mysafirëve të të Gjithëmëshirshmit. Kjo është një arritje e madhe për ne dhe është krenaria më e madhe që të jemi në shërbim të fesë, vendit dhe mysafirëve.”, u shpreh Samara, ushtare në Arabinë Saudite.
“Iu bashkova ushtrisë për të vazhduar rrugëtimin e babait tim, Zoti e mëshiroftë atë, në vendin më të pastër të Shtëpisë së Zotit për t’iu shërbyer mysafirëve të tij. Është një nder shumë i madh.”, thotë Mona, ushtare në Arabinë Saudite.
Ky është një tjetër hap që bën Arabia Saudite për të fuqizuar rolin e gruas në shoqëri dhe për të përmirësuar barazinë gjinore. Gardianet janë vendosur me shërbim edhe në Medinë. Angazhimi i tyre konsiston në garantimin e sigurisë, mbikëqyrje dhe asistim të besimtarëve myslimanë që zhvillojnë Haxhin në Mekë dhe rituale të tjera në vendet e shenjta.