Shoferi i fut fëmijët në bagazhin veturës, dënohet me 840 euro
Shoferi i kësaj veture luksoze u kap nga Policia duke vozitur në një autostradë derisa bagazhin e kishte mbushur me fëmijë.
Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme, veçanërisht nëse dera e pasme nuk është mbyllur plotësisht.
Më e keqja nga të gjitha është se makina u fotografua në anën e majtë të autostradës, që do të thotë se ndoshta po ngiste me shpejtësi maksimale.
Pasi u ndalua nga policia, shoferi u gjobit me 840 euro për deri në gjashtë kundërvajtje. Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni.