Gjermania po përballet me një valë akuzash për spiunazh nga Rusia dhe Kina
Po pozonte gjatë perëndimit të diellit, modelja bie nga tarraca dhe humb jetën (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një modele ka rënë nga kati i 9-të, teksa përpiqej të pozonte kur perëndonte dielli.
Një 23-vjeçare ka rënë nga kati i 9 i një apartamenti, teksa përpiqej që të pozonte në momentin kur po perëndonte dielli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Turqi të premten, ndërkohë në rrjet qarkullon një video nga momenti fatal.
“Daily Masil” shkruan se Kubra Dogan kishte shkuar për një vizitë te kushërira e saj në Stamboll, kur hipi në tarracë dhe vendosi të zhvillonte një video për në rrjetin social “TikTok”.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në rrjet, e reja po pozonte para kamerës së celularit, kur i ka rrëshqitur këmba në një copë plastike. Si pasojë, ajo ka rënë nga një lartësi e madhe dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.