Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
13 të vdekur nga përmbytjet në Venezuelë
Përmbytjet kanë lënë të vdekur të paktën 13 persona në Venezuelën perëndimore, tha të martën guvernatori i shtetit Merida, pas shirave të dendur në zonën malore që kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe daljen e lumenjve nga shtrati.
Në pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë se makinat të mbetura në rrugë, ndërtesa dhe lokale të mbushura me baltë dhe rrëshqitje të dheut që lanë gurët të shpërndarë nëpër rrugë.
Guvernatori i Meridës, Ramon Guevara tha se 11 persona vdiqën në komunën e Tovarit dhe dy fëmijë humbën jetën në komunën e Antonio Pinto Salinas, shkruan Reuters.
“Situata është shumë e keqe. Energjia elektrike është ndërprerë meqë ujërat arritën në transformatorë”.