Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Shqipëria ka strehuar deri më tani 457 afganë
Dy avionë të tjerë me shtetas afganë, mes të cilëve dhe fëmijë, kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Ata u pritën nga zv.ministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë.
182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri.