Mot i çmendur në Itali, qytetet në kaos nga rrugët e përmbytura; hera e parë
Masa rigoroze: Policia do të angazhohet 12 orë në ditë, rritet numri i inspektorëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të thirrur pas mbledhjes urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të numrit enorm të vdekjeve si shkak i koronavirusit, ka thënë se do të punësojë edhe 85 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe do zgjasë orarin e policisë nga 8 në 12 orë.
Ai ka deklaruar se vdekja e 36 qytetarëve brenda një dite përbën një lajm të trishtueshëm, andaj edhe u zotua se do të rriten gjobat ndaj të gjithë atyre që nuk i respektojnë masat.
Kurti ka thënë se do të jenë të pakompromis në zbatimin e masave për parandalimin e transmetimit të koronavirusit.
“Ne do të bëjmë gjashtëfishimit e inspektorëve të AUV-it, atyre 17 sa janë do t’ia shtojmë edhe 85 të tjerë. Merreni me mend, e kemi AUV-in, siç e kemi gjetur me 17 inspektorë gjithsej, që i bie as gjysmë inspektori për komunë. Orari i punës së policisë bëhet tash e tutje me ndërrime 12 orëshe, në vend të 8-orëshe”, ka thënë ai.
“Do të ketë zbatim të pakompromis të masave, inspektorët dhe policia hyjnë në fazë të re. Ne do të themelojmë Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19”, ka shtuar tutje kryeminsitri.
“Varianti Delta i coronavirusit po tregon të jetë jashtëzakonisht shpërndarës dhe shumë agresiv gjë që ka shkaktuar rritje enorme. Natyra e shpërndarjes së virusit nuk është progresive por eksplozive”, tha ai.
Në konferencë ka marrë pjesë edhe ministri Arbën Vitia.
Ai tha se mbi 90 përqind e të prekurve me COVID, variantin Delta, janë të pavaksinuar.
Sidoqoftë, Vitia ka pranuar se vendi nuk ka vaksina të mjaftueshme dhe është në pritje të ardhjes së kontingjenteve të reja, nga SHBA-ja.