The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Që nga hyrja në fuqi e masave janë shqiptuar mbi 10 mijë gjoba
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur që nga hyrja në fuqi e masave të reja antiCOVID, janë shqiptuar mbi 10 mijë gjoba ndaj qytetarëve dhe bizneseve për mosrespektim të masave.
Të mërkurën janë shqiptuar 3981 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.
“Për këto tri ditë sa ka hy në fuqi vendimi, pa përfshi ditën e sotit, pasi në përfundim do të kemi statistikat edhe të ditës së soti, janë mbi 10 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Policia nuk e ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Është në interes të qytetarëve. Një shumicë e qytetarëve po respekton masat, dhe kjo e lehtëson punën e Policisë. Po në rast se nuk zbatohen atëherë do të ketë gjoba. Fokusin e kemi te lokacionet ku ka frekuentim më të madh. Kemi angazhuar edhe personel me rroba civile po ashtu për të mbushur këto objektiva”, ka thënë Kelani në KTV.