Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Spanja vazhdon injorimin ndaj Kosovës, shikoni postimin në rrjetet sociale
Pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë, këtë herë Kosova do të përballet ditën e mërkurë me Spanjën në Prishtinë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.
Në një grup me Suedinë e Spanjën dhe me këta të fundit që kanë komplikuar rrugëtimin, shanset e Kosovës për të pretenduar kualifikimin janë minimale, megjithatë “Dardanët” janë gati të dhurojnë një tjetër provë force e karakteri, për të blinduar pozitat në vendin e tretë të renditjes.
Përfaqësuesja e Spanjës ka zbarkuar në Kosovë, ndërsa në rrjetet sociale të përfaqësueses iberike shihet se nuk përmendet emri i shtetit dardan, duke vazhduar injorimin e tyre. “Nisemi për Prishtinë, për t’u rikthyer me tri pikët”, shkruhej në postimin e faqes së përfaqësueses spanjolle.