Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
Pas puthjes, Beatrix Ramosaj i hyn në shtrat Donald Veshajt
Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj po shijojnë historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Dyshja shkëmbyen mbrëmjen e së enjtes puthjen tyre të parë, duke u shpallur çift.
Pasi mbrëmjes romantike Donaldi dhe Beatrixi kanë shkuar të shtrihen, por këngëtarja s’ka rezistuar dot dhe ka shkuar në shtratin e aktorit duke u zgjuar mëngjesin e sotëm të përqafuar.
Por në krevat me çiftin ka qenë edhe Dj PM, pasi ky i fundi ndan shtratin me Donald Veshajn.
Edhe pas ardhjes së Beatrix Ramosaj nuk e ka prishur terezinë, duke vazhduar të flejë dhe duke bërë sikur s’po ndodhte asgjë në krevatin e tij.
Ndërkohë çifti vazhdonin të flisnin dhe përqafoheshin me njëri-tjetrin, pas u ndikuar aspak nga prania e DJ PM.
Këngëtarja dhe aktori u puthën gjatë lojës ku duhej të luanin rolin e nuses dhe dhëndrit, ndërsa pëlqimin mes tyre e kanë deklaruar prej disa ditësh.
“Nuk e prisja, e humba. Kam frikë të iki andej se nuk shkëputem dot prej tij”, i tha Beatrix Ramosaj, Enxhel Shkirës gjatë një bashkëbisedimi pas puthjes.
Ndërkohë teksa kanë qenë në oborr, e përqafuar me Donaldin, Beatrix i ka tregoi PM, se e ka pasur shumë të vështire ta fshihte pëlqimin e saj ndaj aktorit, teksa u shpreh: “A s’më ke parë që bëja punë se s’po mundesha, se sa fort të vështirë e kisha? Po thosha që e kisha të vështirë se kur rri me ty nuk iki dot e mundohesha të gjeja 1 milion punë e thjesht të merresha me një gjë.”
Kujtojmë se Donald Veshaj i premtoi ish-partneres së tij, Bora Zemanit se nuk do të niste një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother Vip, madje edhe e puthi në buzë në momentin kur moderatorja shkoi ta takonte.
Ndërsa në përvjetorin e lidhjes së tyre i dërgoi brenda një pakoje me ëmbëlsira varësen e tij, që ta mbante në qafë, si shenjë dashurie.
Ndërkohë Beatrix Ramosaj, në faqen e Bora Zemanit, para se te hynte në BBV, ajo i komentonte moderatores: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjtë duke bërtit love you zemër!!!!”. Në atë periudhë ajo, nuk kishte hyrë ende në Big Brother.
Ndërsa një video e këngëtares ku kërcen nën ritmin e një këngë me tekst “edhe burrin ta marr” është bërë virale, pasi i kushtohet mënyrës se si ajo i mori partnerin shoqes së saj, ndërkohë që duartrokiste dashurinë e tyre.