Jeta e re pas burgut, Dani Alves hap një kompani për të drejtat e atletëve
Kosova regjistron edhe një të vdekur nga COVID-19
Është regjistruar edhe një rast vdekje si pasojë e infektimit me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar edhe në të dhënat e IKSHPK-së, ka njoftuar se një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të premten, derisa nga 1.849 testime, 7 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar, 9 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.863.
Në total numri i rasteve aktive është 328.
Ndërkohë, që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.
Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.