Kosova blen 300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës
Ministria e Shëndetësisë ka porositur 300 vaksina kundër papiloma virusit për vitin 2022, e cila do të u jepet grup moshave nga 12 deri 26 vjeç në Republikën e Kosovës, në bazë të situatës epidemiologjike.
Këtë e bëri të ditur zëvendësministrja e shëndetësisë, Dafina Gexha.
Ndërsa, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për zhvillim, Ulrika Richardson, kërkoi që një vaksinë e tillë të fillojë të jepet që nga shkollat, duke filluar nga mosha 9 vjeç, vetëm se sipas saj, ka nevojë për shumë përgatitje nga mësuesit, nga mjekët, në mënyrë që familjet të kuptojnë se pse kjo vaksinë është e rëndësishme.
Vaksina kundër papiloma virusit mund të ndikojë në parandalimin e krijimit të kancerit të qafës së mitrës.