SHBA dëbon diplomatët rusë të OKB-së
Teksa luftimet e përgjakshme ne Ukrainë u futën në ditën e 5-të, shtetet perëndimore vijojnë me forcimin sanksioneve ndaj Rusisë.
SHBA-të kanë dëbuar 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare,. Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga SHBA për t’u përfshirë në aktivitete jodiplomatike.
“Ata diplomatë të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha zëvendësambasadori amerikan Richard Mills në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pa dhënë më shumë detaje.
Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se atyre iu kërkua të largoheshin deri më 7 mars, raporton agjencia e lajmeve Reuters.