VIDEO/ Daku në formë të shkëlqyer, goli e shpall edhe “Njeriun e Ndeshjes”
Rusia sulmon qytetin Lviv në kufi me Poloninë
Tre shpërthime “të fuqishme” kanë ndodhur në periferitë e qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv, me sa duket afër një kulle komunikimi. Ekipi i Sky News në zonë dëgjoi tre goditje të forta dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëllunga tymi të rëndë të zi në qiell. Ata dëgjuan sirenat e sulmit ajror dhe thanë se kishte raporte për avionë mbi qytet. Ky qytet ndodhet shumë pranë Polonisë, shtet anëtar i NATO-s. Në Poloni po qëndron edhe presidenti amerikan Joe Biden.
Korrespondentja Sally Lockwood, e cila ndodhet në vendngjarje, tha se një zjarr i madh kishte shpërthyer, me shqetësimet se mund të përhapet për shkak të erërave të forta.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovyi, përsëriti paralajmërimin për të qëndruar brenda në kanalin e tij Telegram dhe tha se granatimet e përsëritura ishin të mundshme.
Ky qytet ndodhet shumë pranë Polonisë, shtet anëtar i NATO-s. Në Poloni po qëndron për vizitë presidenti i SHBA-së, Joe Biden.