Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
Abazoviq feston në Ulqin, Omer Bajraktari kryetar i ri
Omer Bajraktari pritet të jetë kryetar i ri i qytetit të Malit të Zi, Ulqin. Kështu së paku ka shkruar politikani shqiptar, Dritan Abazoviq, i cili ka pohuar se ka korrur fitore bindëse duke siguruar 43 për qind të votave. Lideri i partisë URA ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, ku bëjnë pjesë URA, PD, SD, SDP dhe AA. Këta të fundit kanë fituar 15 mandate ndërsa DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa Demokratët 2 mandate. Ndryshe, në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 votues
“Fitore bindëse. Ne fituam 43%”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
“Omer Bajraktari i jonë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit”, ka shtuar ai.