Fytyrat e luftës
Gati 3,000 civilë janë vrarë apo janë plagosur në Ukrainë, ndërsa më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur, prej kur Rusia nisi sulmin e saj të paprovokuar, më shumë se një muaj më parë, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara. Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar njërën ndër krizat më të rënda humanitare në Evropë prej dekadash. Sipas të dhënave të OKB-së, nja 3.8 milionë njerëz – gjysma e të cilëve janë fëmijë – kanë ikur nga Ukraina, ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
1Masha, 26-vjeçare, duke shikuar telefonin e saj mobil, në një stacion metroje, që shërben si strehim nga sulmet e mundshme ajrore, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon. (Kiev, 25 mars)
2Një burrë duke ndezur një cigare brenda shtëpisë së tij të dëmtuar, ndërkohë që po vijon sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. (Krasilivka, 26 mars)
3Anna Yevdokinova duke qëndruar para shtëpisë së saj të dëmtuar. (Krasilivka, 26 mars)
4Victor, një burrë i plagosur, i cili ka thënë se është lënduar nga një granatim, duke qëndruar para një spitali. (Brovari, 19 mars)
5Danilo, 2-vjeçar, dhe motra e tij, Anya, 6-vjeçare, duke qëndruar në një stacion trenash, pas ikjes nga Odesa. (Uzhorod, 28 mars)
6Një grua duke pastruar rrënojat, në një shkollë të dëmtuar nga bombardimet. (Harkiv, 27 mars)
7Një qytetare duke qëndruar para një ndërtese banimi. (Mariupol, 19 mars)
8Një pjesëtar i trupave proruse, duke tymosur duhan brenda një ndërtese, e cila, sipas ushtrisë, më parë ishte pozicion luftimi i forcave të armatosura ukrainase. (Marinka, 22 mars)
9Një fëmijë duke përkëdhelur një mace në një autobus me refugjatë që po iknin nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë. (Lviv, 13 mars)
10Njerëzit duke qëndruar në një tren evakuimi drejt Lvivit. (Kiev, 11 mars)
11Një grua e ikur nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, duke përqafuar një fëmijë, në një kamp të përkohshëm. (Pshemyshël, Poloni, 28 shkurt)
12Një burrë duke kontrolluar një dritare të thyer gjatë sulmeve ruse. (Kiev, 26 shkurt)
13Një ushtarak i lënduar duke shikuar nga një ambulancë, pas një sulmi në një bazë ushtarake ukrainase. (Javoriv, 13 mars)
14Kapelani ushtarak, Nikolay Medynsky, duke bekuar një ushtar ukrainas, para nisjes së tij për të luftuar. (Kiev, 13 mars)
15Një burrë, i cili i është bashkuar vullnetarisht Forcave të Mbrojtjes Territoriale, duke mbajtur një pushkë, gjatë një trajnimi për përdorimin e armëve. (Odesë, 11 mars)
16Olga duke përqafuar të dashurin e saj, Vlodomyrin, teksa përshëndeteshin para shkuarjes së tij në frontin e luftës. (Lviv, 9 mars)
17Një grua duke folur në telefon, teksa shikonte nga dritarja e një treni me civilë që largoheshin nga lufta. (Odesë, 9 mars)
18Dy burra duke bartur një grua, teksa njerëzit iknin nga trupat ruse. (Irpin, 8 mars)
19Alexandra, 12-vjeçare, duke mbajtur motrën e saj, Esyean, 6-vjeçare, e cila qante teksa përshëndeste nënën e saj, Irinën, përderisa pjesëtarët e komunitetit hebraik hipnin në një autobus për të ikur nga lufta e nisur nga Rusia. (Odesë, 7 mars)
20Një civil duke u trajnuar për hedhjen e koktejëve të molotovit, për të mbrojtur qytetin nga pushtuesit rusë. (Zhitomir, 1 mars)