Shqiptari që tutet prej shamisë!
Nga Kimete Berisha
Është primitivizëm i madh ta privosh një besimtare nga e drejta e saj për të vë shaminë në kokē.
Nuk kisha jetu në një shtet që ma ndalon ta vë shaminē.
Nuk është ai shtet i joti.
Shamia vëhet edhe për arsye të tjera: shëndetësore, estetike, etj. prandaj, veç një shtet i frikësuar, i kompleksuar dhe primitiv e ndalon shaminë në shkolla.
Shkolla teknike e Gjakovës ka harruar ta vë edhe shenjën që ‘duhet’ të ndalohet edhe rënia në dashuri, vardisjet, martesat dhe seksi brenda shkollës (përfshi oborrin e shkollës).
Drejtoreshën e kisha shkarku veç pse e ka ndaluar karminin.
Qysh shkon jeta në gjimnaz pa
i skuq pak buzët.
Nuk e përcakton shminka moralin, idiote, shminka ka efekt pozitiv psikologjik: të bën të dukesh bukur, pastaj kjo ndikon të ndjehesh mirë.
Krejt librat që i kam lexuar dhe i lexoj, më ka qëlluar të kem buzëkuq…Çka ka lidhje dija me pamjen fizike dhe me fashionin…Pikërisht kjo ka qenë tabuja primitive që kam dashur ta thyej dhe e kam thyer: ‘flokët e gjata-mendtë e shkurta’!
NO.
Flokëgjata ta ftof!
(Vajzë e zgjuar është konsideruar veç ajo që është dukur ‘mushki’).
Në vakt tonin, llajnerin e kemi qitë me gjilpërë (plus vizllojke llajneri dhe çka hjekshe me siguru),
aq preciz kemi qenë në aspektin e bukurisë.
Në atë kohë, edhe një ftua u kafshua nga e gjithë klasa.
Nuk binte në sy kush ka e kush s’ka.
Krejt të barabartë.
Ka pas dashuri, se s’ke pas çare prej familjes pa qenë i dashun dhe m’i nda ushqimin (kryesisht ftonin) me shoqni.
Liri për vajzat që duan të duken bukur;
Liri për vajzat që duan ta mbulojnë bukurinë;
Liri për djemtë e vajzat që të dashurohen.
Burg për drejtoreshën që sillet si profesori i Pink Floyd-ave. Ani me atë frizurën e saj BOBY.
Ik.
P.S. Thuaj Rambos mos u tut prej shamisë, se nuk je tut prej Serbisë, shpjegoja komandantit se besimi në Zot veç e avit njerin, nuk e prishë.
Derisa i ‘tutësh’ Zotit dhe mëkatit – mirë o’ puna.