Nuk i pëlqen greva në arsim – Prindi: “Kthehuni në punë, turp”
Sot rreth orës 13:30, nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, është duke u zhvilluar protesta nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me kërkesë miratimin e Ligjit për Paga.
.Por kundër kësaj proteste kanë dalë prindërit.
Njëri prej tyre, Fisnik Latifi, ka shkruar me shkumës në rrugën që çon deri në shesh: “Kthehuni n’punë. Turp”.
Kujtojmë se edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) do të jetë pjesë e protestës dhe se mësimi në të gjithë vendin nga arsimi fillor deri në universitete nuk do të mbahet.