Gjermania po përballet me një valë akuzash për spiunazh nga Rusia dhe Kina
Gardiani i plaçkiti të burgosurit e më pas u tregoi se lufta po mbaron
Njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Sadik Zeqiri sonte në Tëvë1 rrëfeu për tmerret që të burgosurit shqiptar i kanë përjetuan prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Një nga momentet më të mira që e kujton i mbijetuari i masakrës së Burgut të Dubravës, është dita kur një gardian i kishte njoftuar se për tre ditë do të përfundoi lufta.
Sadik Zeqiri, në emisionin “ResPublika”, kujton se ky gardian fillimisht kishte marrë një shumë të parave nga të burgosurit, dhe më pas ju kishte thënë që të mos tregonin.
“Na tha kush ka pare qitini këtu dhe ai që nuk i dorëzon paratë do ta vrasim dhe ata i qiten paret. Diku nja 20 mijë a 30 mijë marka u bënë në kapelë dhe kur u ardhë gardiani i ka pa paret i ka marrë, i ka futur nëpër xhepa dhe ia ka kthyer kapelën atij të burgosurit dhe na ka thënë mos flasim askush për pare që ua kam marrë sepse po du me ju tregu që edhe tri ditë mbaron lufta dhe pastaj ne kemi dalë në dritare dhe ua kemi dhënë këtë lajm të burgosurve tjerë”, rrëfeu ai.
Zeqiri i cili ishte dëshmitarë për krimet në burgun Bubravës tregon se 3 ditë pas kësaj ngjarje ushtria serbe i kishte marrë të burgosurit duke i futur nëpër autobusë për t’i dërguar në Serbi, në burgun e Nishit ku sipas tij, ishin gjithsej 600 të burgosur, nga 200 të burgosur në një katë.
I pyetur se si ishte trajtimi në burgun e Nishit, Zeqiri thotë se “Kur kemi shkuar atë ditë na kanë rrahur, duke na shtyrë nëpër dhoma sepse ajo është një traditë e burgjeve pasi që çdo burg që e ndërron burgun të rrahin njëherë pastaj të vendosin nëpër dhoma. Na kanë rrahur duke hipur shkallëve sepse objekti ishte 3 katë, unë kam qenë në katin e tretë, na kanë vendosur nga 50 veta dhe kemi fjetur në tokë pasi që nuk kishte shtretër”.
Ndër të tjera, Zeqiri tutje tregon se të burgosurit të cilët ishin në atë kohë nuk e dinin se kishte përfunduar lufta në Kosovë.
Ai rrëfen se për përfundimin e luftës e kishte kuptuar nga lajmet në gjuhën serbe derisa ishte i burgosur në burgun e Nishit
“Ne kemi parë gjatë rrugës sepse ka qenë një autobus, kemi parë mjete të ushtrisë dhe gardianëve në mes pastaj ka pasur kamionë, traktorë, ne i shihnim njerëzit duke ikur por nuk e dinim se çfarë po ndodhë sepse ne prej Lipjanit deri Nish kemi qenë me duar të lidhura pas shpine dhe gjithë rrugën në autobus na kanë rrahur dhe nuk kemi guxuar me ta ngrisim kokën me shiku por nganjëherë fshehurazi shikonim traktorë, kamionë njerëz duke ikur prej Kosovës duke shkuar për Serbi. Pra në burgun e Nishit e kemi kuptuar që ka përfunduar lufta në Kosovë”, rrëfeu tutje Zeqiri./Teve1.info.