Epoka ‘Trump 2.0’ paralajmëron fundin e aleancës Perëndimore!
Shkatërrohet droga e konfiskuar në veri – Vlera 6 milionë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se vlera e drogës së konfiskuar gjatë aksionit të së hënës në Zveçan – është gjashtë milionë euro, kurse e pajisjeve 1.5 milionë euro.
Përmes një postimi në Facebook, ai tregoi se tashmë droga e llojit “marihuanë” tashmë është duke u shkatërruar.
“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro”, shkroi Sveçla.
Ndryshe, të hënën Policia e Kosovës ka asistuar një aksion të Doganës së Kosovës në fshatin Rudinë të Zveçanit.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Ai bëri të ditur se gjatë këtij aksioni janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri por që nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes”,